Durrës, 26 korrik 2014 – Megjithëse është fundjavë dhe ditë pushimi për pjesën më të madhe të qytetarëve durrsakë, e shtuna ka qenë një ditë intensive pune për një familje rome.
Në vend të pushimit pranë bregut të detit, për t’u freskuar pak nga vapa e madhe, ata kanë zgjedhur në mesditë të ‘mësyjnë’ një nga trenat e mallrave që transportojnë skrap.
Ka mjaftuar një ndalesë e trenit të mbushur me hekurishte që familja rome të hidhej në veprim në afërsi të Urës së Dajlanit.
Në fotot e realizuara mesditën e sotme nga “Dyrrah” duket qartë sesi anëtarët e familjes rome po realizojnë vjedhjen e rradhës, për të siguruar sadopak para nga shitja e skrapit.
Megjithëse kanë parë një nga punonjësit e policisë portuale ata kanë vazhduar të qetë seleksionimin e skrapit. Në ndryshim nga herët e tjera, sot fati nuk u buzëqeshi hajdutëve.
Punonjësi i policisë portuale ka njoftuar menjëherë kolegët e tij të rendit.
Brenda pak minutave ka mbërritur një furgon policie që ka bërë shoqërimin në komisariat të të gjithë anëtarëve të familjes të angazhuar në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
Ndoshta herë tjetër tregohen më të kujdesshëm dhe nuk vjedhin ditën për diell…
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





