DURRËS, 21 nëntor 2013 – Prefekti i Durrësit ka bërë publik plan-vendosjen për aksionin e datës 22 nëntor “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, që do të fillojë në orën 9.00-13.00. Në këtë aksion janë të angazhuara të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të qarkut, institucionet e administratës shtetërore, forcat ushtarake-detare, reparte ushtarake, shkollat e mesme publike dhe jopublike, dhe shkolla 9-vjeçare (klasat e 8 dhe 9):
· lagja nr 3 (kisha ortodokse, shkolla e muzikës);
· lagja 7+8 (Çezma e Ferrës dhe shkolla “Hajdar Dushi”);
· unaza pranë universitetit “Aleksandër Moisiu” (korpusi i ri në Spitallë);
· Drejtoria e Hekurudhës deri tek ish-peshorja gjatë shinave të trenit;
· Rruga e Currilave, vila mbretërore;
· në rrethin e Krujës;
· Shoqëria civile – CSDC Durrës do t’i bashkohet iniciativës së green line me anë të 20 të rinjve aktivistë , të cilët do të nisen më datë 22 nëntor ora 8.30 drejt Plazhit, ku në orën 9.00 do të bashkohen me grupin e vullnetarëve të organizuar nga Afërdita Gjoka, kordinatore. Intinerari i tyre do të jetë “Grand Hotel” (Rrota e Kuqe) dhe në çdo stacion të plazhit. Në të njëjtën kohë CSDC Durrës është pjesë e “Bottle Cups Project”, ku janë mbledhur një sasi e madhe tapash shishesh plastike për riciklim. Edhe në datë 22 të rinjtë kanë marrë udhëzime për mbledhjen veçmas të tapave;
· shoqata “Në dobi të gruas shqiptare” do të fokusohet në zonën nga gjykata e rrethit deri në qendrën e qytetit (bashkia Durrës);
· shoqata “Sot për të ardhmen” do të operojë në zonën nga kisha katolike deri te qendra tregtare “Galaktik”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





