Ditën e mërkurë, të enjte e të premte (22, 23 dhe 24 qershor), në Durrës do të ketë kufizime të energjisë për shkak të punimeve që do të kryhen nga OST-ja.
Operatori i Sistemit të Transmetimit, (OST), do të kryejë punime në linjën 110 kv Rrazhbull-Kavajë, në datat 23-24 qershor, në intervalin kohor 08:00 – 17:00.
Për këtë shkak, OSHEE do të stakojë energjinë në nënstacionin Shkozet i cili furnizon me energji elektrike zonën pranë Shkëmbit të Kavajës, Shkallnurin dhe bizneset private.





