DURRËS, 10 tetor 2014 – Ja jahti i shpëtuar gjerman, sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u (kliko në linkun), në orët e vona të mbrëmjes së 9 tetorit 214 një jaht me një çift turistësh ka ngecur në cekëtinën bregdetare të Durrësit e njohur si “Batullat”.
Po me ardhjen e baticës gjatë orëve të natës dhe me ngritjen e nivelit të ujit të detit, u bë e mundur nxjerrja e jahtit dhe anijes së Rojës Bregdetare, të cilat më pas u bregëzuan në kalatën nr. 1 të portit (në foto).
Në orët e para të ditës jahti u nis për lundrim në destinacionin e vet turistik.
Fotot: Mirësjellje e kolegut Mark Brunga.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





