DURRËS, 11 janar 2015 –  Bashkëjetesë kulturash, ku brezi i ri i artistëve durrsakë edukohet me dashurinë për trashëgiminë mijëravjeçare Iliri, greke, romane, arbërore, bizantine, turke.

Drejtoria rajonale e monumenteve të kulturës (DRKK) Durrës vlerëson lart ndihmesën e nxënësve të shkollës së mesme artistike gjatë vitit 2014. Artistët e ardhshëm të këtij institucioni mësimor publik, , që mban emrin e muzikantit bizantin me origjinë nga Durrësi, Jan Kukuzeli (rreth vitit 1280-1360), kanë “birësuar” Hamamin (banjë turke, një lloj saune) e qytetit të Durrësit, godinë publike me arkitekturë tipike të periudhës turke. Hamami ndodhet afër shkollës. Ky monument kulture ka qenë i braktisur nga indiferenca e administratës publike.

Për vitin 2015 vullnetarët e rrjetit të “Jan Kukuzelit” kanë përgatitur dy projekte mjaft interesante, të cilat do t’i realizojnë së shpejti, thotë DRKK-ja.

Info

Është ndërtuar në shek. XVIII në këndin juglindor të qytetit mesjetar. Në qendër ka pasur një kupolë sferike me lartësi 5.8 m, pajisur me 12 dritare të vogla për ajrosje. Mjediset ngroheshin me avull nëpërmjet tubacioneve qeramikë. Furra gjendet në pjesën e prapme të hamamit. Ka qenë shumë e dëmtuar. U rikonstruktua në vitin 1980.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/