DURRËS, 17 dhjetor 2013 – Gjatë 11 muajve të parë të vitit 2013 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar afro 3 milionë e 284 mijë tonë mallra gjithsej, 37 mijë tonë mallra më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, njofton zëdhënësja e drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të kompanisë publike Autoriteti Portual Durrës, sha Vilma Hoxha. Janë përpunuar 102 mijë njësi kontejnerike gjithsej, duke regjistruar një rritje prej 21.492 njësi krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2012. Bie në sy se janë ngarkuar afro 165 mijë tonë më shumë hekur nikel eksport si dhe çimento rifuzo dhe me paletë, afro 207 mijë tonë të marra së bashku. Tragetet gjatë periudhës 11-mujore kanë transportuar 655 mijë udhëtarë gjithsej, me një rënie prej 11 për qind.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/