Në klubin e Artit dhe të Kulturës Sigal në Durrës është organizuar një ceremoni e veçantë për promovimin e librit të arkeologut të ri të afirmuar, Jani Koçillari, "Qeramika me figura të kuqe në Shqipëri, prodhimet dhe importet".
Në fjalën e hapjes, Mimoza Mele, ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e Koçillarit në gjurmët e historisë së qytetit të tij të lindjes, megjithëse sot ai studion dhe punon në Itali.
Jani ka qënë surprizues në hulumtimet e tija në gjurmët e lashtësisë së Durrësit dhe zonave të tjera të kulturës antike me impakt në kulturën botërore.
Gjatë promovimit të librit, "Qeramika me figura të kuqe në Shqipëri, prodhimet dhe importet" ai flet për vlerat e këtij libri.
Arkeologu i shquar durrsak Fatos Tartari e ka cilësuar botimin e këtij libri si përpjekjen e parë të arkeologjisë shqiptare që realizohet në një katallog për të dhënë në një mënyrë të përgjithëshme të gjitha enët me piktura të kuqe, të cilat i përkasin nje stili që cilësohet si mrekulli e krahasueshme me pikturën e kavaletit të periudhës së rilindjes europiane.
Tartari e cilëson Koçillarin si mesanxher të dy kulturave, pasi punon me materiale arkeologjike shqiptare në Itali, vendin me të cilin kanë ekzistuar lidhje të fuqishme kulturore dhe ekonomike të herëshme.
K.H.