DURRËS, 17 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit njofton se gjatë natës, duke u gdhirë e hëna, më 16 shkurt 2015, në qarkun Durrës-Krujë kanë ndodhur 5 vjedhje, për të cilat po punohet në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sapo kishte hyrë java e re, gjatë natës, në lagjen nr. 17 Durrës, është vjedhur me thyerje zyra e kujdesit ndaj klientit e drejtorisë rajonale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ku kanë marrë 4 kompjuterë të markës HP. 

Po gjatë natës, në fshatin Ishëm, është vjedhur me thyerje kasollja pranë banesës së 36-vjeçares Lumturije Qoli, duke i është vjedhur një mushqerrë me vlerë 150 mijë lekë. 

Në fshatin Bisht-Kamëz është vjedhur me thyerje lokali i 56-vjeçarit Abdyl Selmani, të cilit i kanë marrë një ekspres kafeje, një pompë uji dhe një televizor plazma 32 polsh. 

Në lagjen nr. 1, Krujë, është vjedhur me thyerje dyqani ushqimor, në pronësi të 64-vjeçarit Lulzim Maja, ku i kanë marrë 40 mijë lekë mallra. 

Në lagjen 1 Krujë është vjedhur me thyerje dyqani-parukeri i 53-vjeçarit Bedrudin Gega, banues në lagjen nr. 2 Krujë, ku kanë marrë 400 mijë lekë mallra. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/