Jep dorëheqjen drejtoresha e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Durrës, Drita Zeneli. Zeneli e mbante këtë post në bashki që nga mandati i parë i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

DurrësLajm mëson se Zeneli ka paraqitur dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Pas largimit të Zenelit nga posti i drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, bëhen 3 vakanca në bashki, pasi pas daljes në pension të nënkryetarit Sami Gjergji dhe drejtorit të Kabinetit Lavdosh Beqiraj, akoma nuk janë bërë të ditur emrat që do t'i zëvendësojnë.