DURRES, 9 prill 2013- Prefekti i Qarkut të Durrësit Genc Alizoti, jep dorëheqjen.

Vendimi është bërë publik nga vetë prefekti Alizoti gjatë një konference për shtyp, rreth orës 14:30.

Prefekti Alizoti ishte vendosur në këtë post rreth 3.5 vite më parë.

Nënshkrimi i marrëveshjes së PS dhe LSI shtyu prefektin të jepte dorëheqjen pasi ai i përket forcës politike LSI.

Në ditët në vazhdim pritet të bëhet i ditur emri i personit që do të zëvendësojë prefektin Alizoti në këtë post.

/e.a. Agjencia Lajmeve “Dyrrah”/