DURRËS, 16 dhjetor 2014 –  Shpesh herë edhe të rriturit nuk rrinë pa “gërricur” me njëri tjetrin për gjëra banale, por që bëhen shkas për ngjarje tragjike. Nga dhjetëra raste gjatë vitit 2014, po veçojmë nga komunikata e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit (pasi vartësit e tyre në Durrës shpesh harrojnë të njoftojnë mediet vendore), dy raste të ndodhura të hënën, më 15 dhjetor 2014.

Kanë filluar dy procedime penale për sherre me etiketën “motive të dobëta”. Njëri prej tyre ka të bëjë me A. I.-në, vjeç 35, banues në Durrës, që dyshohet se rreth orës 20.30, në lagjen nr. 5, ka kanosur e fyer me fjalë shtetasin B. B, vjeç 51, banues në Durrës.

Tjetri ka të bëjë me R. B-në, vjeç 46, banues në Durrës, që dyshohet se rreth orës 17.30, në lagjen nr. 6, ka kanosur me kaçavidë shtetasin E. D, vjeç 60, banues në Durrës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/