DURRËS, 18 janar 2015 –  Sërish qyteti i Durrësit qarkullon në medie për shpërthime të telekomanduara të lëndëve plasëse ndaj automjeteve, sikurse ndodhi në mbrëmjen e së dielës.

Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit njofton se, të dielën, më 18 janar 2015, rreth orës 17.33 në sektorin Hekurudha të Plazhit, ka shpërthyer një “Volvo” me targa AA262JX në pronësi të Julian Tukut, banues në lagjen nr. 13 (Plazh). Makina ishte parkuar pranë shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”. Nga ky shpërthim ka pasur vetëm dëme materiale.

Fotoja: nga arkivi.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/