Bashkia e Durrësit në kuadër të procesit të rindërtimit, do të zhvillojë ditën e nesërme në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, disa dëgjesa publike për shkollat që do të rindërtohen dhe që do të rikonstrukturohen.

Në njoftimin zyrtar të bashkisë thuhet se gjatë takimit do të paraqiten projektet përfundimtare të zgjedhura nga dëgjesat publike të zhvilluara në objektet arsimore përkatëse.

Kujtojmë që këto projekte janë pjesë e programit EU4Schools, financim i Bashkimit Evropian.

NJOFTIMI I BASHKISË DURRËS:

Bashkia Durrës në vazhdim të proçesit të rindërtimit, do të zhvillojë dëgjesa publike për objektet arsimore që do të rindërtohen dhe që do të rikonstruktohen (sipas tabelës bashkëlidhur), pjesë e programit EU4Schools, financim i Bashkimit Evropian. Gjatë dëgjesës do të paraqiten projektet përfundimtare të zgjedhura nga dëgjesat publike të zhvilluara në objektet arsimore përkatëse.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë ditën e premte, datë 8 tetor 2021, ora 11.00, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, Durrës.