Pranë stadiumit të Durrësit “Niko Dovana” prej më shumë se 3 orë po qëndron i shtrirë një kalë, i cili nuk ka fuqi të ngrihet në këmbë. Qytetarja që ka raportuar rastin pranë JOQ.al shkruan se nuk arrin të dallojë qartë nëse kafsha e gjorë ka plagë në trup apo jo, pasi në zonën ku ai ndodhet ka shumë baltë.
Ajo ka telefonuar vetë një veteriner, i cili ka vizituar kalin. Nuk dihet se kush mund të jetë pronari i kafshës, por prej tre orësh ai dergjet pa fuqi anës stadiumit. Veterineri, pasi e vizitoi është shprehur se kali mund të ketë probleme me zorrët, ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëhet më pas me të.
Vajza është pikëlluar dhe kërkon që dikush të reagojë ndaj të tilla situatave. “Kam qarë si fëmijë” tregon ajo teksa bisedon me JOQ.al. Dhe në fakt ka të drejtë ndaj kësaj situate. A ka ndonjë institucion që përgjigjet apo që mund të mbrojë kafshët në vendin tonë?
Kujtojmë se disa ditë më parë mediat italiane u tallën me shqiptarët dhe mënyrë se si ne i trajtojmë kafshët. Në Shqipëri kafshët nuk kanë të drejtat e tyre dhe askush nuk i mbron. Po nëse ai kalë ngordh aty, kanë për ta lënë deri sa të qelbet, të zejë erë, ta shqyejnë qentë?
Shpresojmë që dikush të marrë masa para se të jetë tepër vonë!