Një konflikt mes një administratori biznesi dhe një punonjësi të tij në Durrës ka çuar në procedim penal të dyanshëm, pas kallëzimeve të bëra nga të dy palët.

Sipas Policisë, S. B., 52 vjeç, ka kallëzuar se punonjësi E. K., 34 vjeç, e ka mashtruar dhe vjedhur në subjektin që ai administron, ndërsa ky i fundit ka denoncuar administratorin për kanosje, me qëllim ta detyronte të pranonte dëmin e shkaktuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për shtetasit S. B., 52 vjeç dhe E. K., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi 52-vjeçari ka kallëzuar se punonjësi, shtetasi E. K. ka mashtruar dhe vjedhur në subjektin që administron 52-vjeçari, ndërsa shtetasi E. K. ka kallëzuar se është kanosur nga administratori, për të pranuar dëmin e shkaktuar ndaj subjektit. Vijojnë hetime për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit,” njofton Policia e Durrësit.