Durrës, 18 korrik 2014 – Policia e qytetit bregdetar nisi hetimet në mungesë për të dyshuarin Gentian Bufazi, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi duke qenë i punësuar si kamerier në një lokal në pronësi të F. V., 67 vjeç, dyshohet të ketë vjedhur shumën prej 30 mijë lekësh të xhiros ditore.

Pronari i lokalit ka denoncuar vjedhjen në polici si dhe ka rrëfyer para uniformave blu te gjithë dinamikën e ngjarjes.

Policia ka nisur punën për të ndaluar 24 vjeçarin Bufazi, i akuzuar për “Vjedhje”. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/