Kandidati i PDIU, pjesë e koalicionit “Aleanca për ndryshim” në qarkun e Durrësit, Florian Tahiri, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me shefen e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek dhe delegacionin që e shoqëronte.
Diskutimi mes Tahirit dhe Gacek është përqendruar në mbarëvajtjen e deritanishme të fushatës zgjedhore në Durrës dhe pritshmëritë deri datën e zgjedhjeve dhe nxjerrjen e rezultatit.
Kandidati Florian Tahiri ka vënë theksin në rëndësinë që kanë zgjedhjet parlamentare për të ardhmen evropiane të vendit, për këtë arsye të gjitha subjektet garuese duhet të punojnë për zhvillimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm.
“U takova sot në shtabin tim elektoral me shefen e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021, Ursula Gacek.
Pjesë e diskutimit ishte mbarëvajtja e fushatës zgjedhore, rëndësia e zhvillimit të një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe të gjithëpranuar nga subjektet politike garuese më 25 prill.
Shefja e misionit vëzhgues të ODIHR, Ursula Gacek më garantoi se për çdo problematikë që lidhet me procesin e administrimit zgjedhor, do të ketë një kontakt të vazhdueshëm nga misioni si dhe do të administrohet çdo provë apo denoncim nga forcat politike”,– shkruan Tahiri në rrjete sociale.
U takova sot në shtabin tim elektoral me shefen e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25…
Posted by Florian Tahiri on Saturday, April 3, 2021





