38-vjeçari nga Durrësi A.M., një ditë më parë është konfliktuar për motive të dobëta me një 32-vjeçar. Në gjaknxehtësi e sipër, ai madje ka kanosur me thikë shtetasin E.A.
Një polic që ka qenë aty pranë e ka parë episodin e regjistruar në lagjen nr.17 dhe i ka bërë thirrje 38-vjeçarit të mos largohet nga vendngjarja.
Por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të rendit.
I ndodhur në këto kushte, polici ka regjistruar denoncimin e 32-vjeçarit që u kanos me thikë dhe më pas materialet në ngarkim të shtetasit A.M. i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit.
Ndaj 38-vjeçarit ka nisur procedimi penal për veprat penale “Kanosje” dhe “Mos bindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit”.





