Procedim penal ka nisur për një 57-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit gjatë ushtrimit të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit, gjatë kryerjes së detyrës.”, njofton policia.