DURRES, 12 mars 2013– Arrestohen 3 shtetas, fshihnin në automjet 10.4 kg drogë.

Policia e Durrësit bën të ditur se ka ndaluar mëngjesin e sotëm 2 shtetas, të cilët janë ndaluar në portin e Durrësit, ndërsa po tentonin të imbarkoheshin me automjetin e tyre në një traget të linjës Durrës-Bari.

Dy shtetasit e ndaluar janë: Elton Goseni, 20 vjeç dhe Shkëlzen Hoxha, 27 vjeç, të dy banues në Lushnje. Dy të rinjtë janë ndaluar për kontroll nga efektivët e rendit dhe sipas burimeve policore në pjesë të ndryshme të automjetit tip Fiat Brava, me targa italiane DJ 139 SG janë gjetur 9 pako me kanabis sativa, pesha totale e të cilave është 10.4 kg.

Policia ka ndaluar 27 vjeçarin Hoxha, drejtues i automjetit në fjalë, por edhe pasagjerin Elton Goseni. Dy të rinjtë akuzohen për trafikim lëndësh narkotike.

/m.l. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/