DURRËS, 18  gusht 2013 – Kanë kapur 10 kg lëndë narkotike sot në portin e Durrësit në një automjet të tragetit të linjës Durrës-Ancona.

Lënda narkotike u gjet në automjetin, tip Lancia me targa AA 468 HD, e fshehur pikërisht në shasinë e automjetit.

Pas kontrollit, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Gentian Bardhoshi, 25 vjeç nga Kukësi dhe ka sekuestruar lëndën narkotike.