DURRËS, 4 tetor 2014 – Nuk kanë të mbaruar rezervat e drogës së papërpunuar në zonat e Krujës me klientë nga Durrësi, teksa kapen me një “dorë” 100 kg marijuanë.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit raporton se, pas një hetimi që zgjati rreth 1 muaj, antidroga bregdetare finalizoi operacionin e koduar “Këneta”.
Paraditen e 4 tetorit 2014, blutë arrestuan Erjon Gjinlija, 31 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Durrës dhe Bekim Demaliaj, 22 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Durrës; si u shpall në kërkim Sokol Hajdinaj, 36 vjeç, banues në Durrës.
Dy të prangosurit u kapën tek Ura e Gjolës në Fushë-Krujë, brenda një Opel-i, me targa AA318 GL, me të cilin po transportonin një sasi prej 100 kg kanabis.
I kërkuari dyshohet të jetë shitësi i lëndës narkotike.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





