Një 23-vjeçar nga Durrësi dhe dy persona me banim në Gjermani janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për vjedhje.

23-vjeçari banues në lagjen nr.14 të Durrësit, ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ai u ndalua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasit në kërkim J. M., 45 vjeç dhe E. K., 44 vjeç, banues në Gjermani, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një dyqan në Tiranë, kanë vjedhur një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.