DURRES – Tentonte të trafikonte drogë drejt Italisë, arrestohet nga policia. Mëngjesin e ditës së sotme në orën 05:30 forcat e policisë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Elvir Haxhia, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i 30 vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga struktura kundër drogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës në bashkëpunim me policinë kufitare, në autobuzin tip benz me targa AA316DD që drejtohej nga ky shtetas dhe do të udhëtonte drejt Italisë, u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Në bagazhin e mjetit u gjetën 186 pako me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, me peshë totale 56,  kg e, e cila synohej të trafikohej për në Itali. Pas ndalimit të 30 vjeçarit Elvir Haxhia, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Ndërkaq policia bën të ditur se drejtuesit të mjetit i janë sekuestruar 3 telefona celularë si dhe 1100 euro.