Rreth 45.801 kilogramë kokainë është sekuestruar në portin e Durrësit, nisur nga Porti i Pireut, Greqi.

Sipas CNN grek, kokaina është gjetur e futur në dy kontenierë.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Prokurorisë së kontrabandës së Doganave në Pire, pas identifikimit të dy kontenerëve kontaktuan me autoritetet shqiptare dhe ranë dakord se kontenierët janë ngarkuar nga porti i Pireut për të arritur disa ditë më parë në Durrës.

Intinerari i kontenierëve – Të dy kontenerët dolën nga Dogana e Pireut, të ngarkuar në një anije me destinacion Durrësin më 14/09/2019. Anija është shkarkuar në Durrës në datë 17/09/2019 dhe në këtë moment është vendosur nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare.

Më 20/09/2019, sipas autoriteteve shqiptare, tre persona iu afruan kontenierit në Durrës dhe kur kuptuan se po monitoroheshin, ata u përpoqën të shpëtonin. Personat janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim .

Departamenti i Falsifikimit i Zyrës Doganore të Pireut u njoftua nga kreu i autoriteteve shqiptare në 24/09/2019 se të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe se lidhur me këtë çështje po vazhdon hetimi.