DURRËS, 21 tetor 2013 – Edhe pse ishte kapur para 6 vjetësh dhe u dënua me 4 muaj për pasaportë të rreme, një kosovar kishte harruar aktin dhe vjen sërish në Durrës, ndërsa një tjetër bashkatdhetar i tij, u kap pa hipur dot të dielën në traget. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njoftoi se më 19 tetor 2013, ora 20.30, u ndalua Xh. O, 34 vjeç, banues në Kosovë. Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim datë 19 korrik 2007 e ka dënuar me 4 muaj burgim për falsifikim të pasaportave e vizave. U shpall në kërkim më 1 tetor 2007. Kurse më 20 tetor 2013, ora 4:00, u arrestua në flagrancë L. R., 34 vjeç, banues në Bllagajë, komuna Pejë, Kosovë. Më datë 19 tetor 2013, rreth orës 23:50, është kapur nga shërbimet e policisë kufitare në terminalin e përpunimit të udhëtarëve të portit të Durrësit. Po orvatej të të hipte në tragetin Bridge të linjës Durrës-Bari, me një kartë identiteti rumune, e cila dyshohet të jetë tërësisht e falsifikuar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





