DURRËS, 6 janar 2014 – Zona rurale Sukth-Manzë, për shkak të rrjetit të dendur rrugor, po del shpesh në komunikatat e forcave të rendit jo vetëm për aksidentet, por dhe për numrin e madh të drejtuesve të mjeteve, që ngasin pa patentë. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 5 janar 2014, ora 18.00, u arrestua Eris M., 23 vjeç, nga Manza, sepse rreth orës 17.00, në Manzë është kapur nga patrulla e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletën me targa TR 186 H, pa qenë i pajisur me leje drejtimi. Më 5 janar 2014, ora 20.00, u arrestua Haxhi H., 41 vjeç, nga Durrësi, sepse rreth orës 16.00, në boshtin rrugor Manzë-Sukth, është kapur nga patrulla e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletën tip “Armode” 97 cc pa targa, dokumentacion përkatës si dhe i papajisur me leje drejtimi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/