DURRËS, 2 dhjetor 2013 – Uniformat blu vazhdojnë “gjuetinë” ndaj shtetasve që u japin makinave pa dokumente apo të bërë tapë, sikurse ka ndodhur me prangosjen e dy vetave nga zona rurale e qarkut. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë bëjnë të ditur se janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit dy persona për drejtim mjeti pa dëshmi, Aurel E., 23 vjeç, nga Fushë-Kruja dhe Heshim H., 40 vjeç, nga fshati Sallmone i komunës së Xhafzotajt Durrës. I pari po ngiste një “Fiat” me targa VR986987, kurse i dyti një “Renault” pa targa. 

/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/