DURRËS, 27 gusht 2013 – Të miturit dhe adoleshentët janë bërë pre e botës së “nëndheshme”, përveç dhe gjendjes ekonomike të vështirë që përjetojnë. Kështu, në harkun e tri orë e gjysmë janë kapur dy djem, 14 dhe 16 vjeç, që kanë kryer vjedhje. Drejtoria e policisë e shtetit e qarkut të Durrësit njofton se më 26 gusht 2013, ora 13.00, u arrestua në flagrancë M. A., 14 vjeç, nga Durrësi. Uniformat blu sqarojnë se dyshohet që një natë më parë, i mituri ka thyer dyert e zyrave të një kompanie me seli në lagjen nr. 17. Grabitësi ka marrë një televizor Samsung 42 inç dhe një kompjuter të markës Dell, të cilat u sekuestruan nga organet e rendit. Tri e gjysmë  më vonë, ora 16.30, u arrestua në E. M., 16 vjeç, nga Vlora. Rreth orës 14.00 të së njëjtës ditë, adoleshenti u kap duke vjedhur një çante dore në farmacinë e shtetasit R. B.

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/