DURRRËS, 16 dhjetor 2014 –  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se të hënën, më 15 dhjetor 2014, u arrestuan në flagrancë një i mitur dhe një i ri, A. B., e K. Gj., përkatësisht 14 e 17 vjeç, banues në fshatin Adriatik të komunës së Katundi të Ri, Durrës. Dyshohet se adoleshentët, më datë 13 dhjetor 2014, rreth orës 3.00 të mëngjesit, në shkollën 9-vjeçare të fshatit, në bashkëpunim, kanë vjedhur 2 reflektorë për ngrohje. 

Më datë 15 dhjetor 2014, filloi procedimi penal për D. L-në., vjeç 19, banues në Krujë, pasi rreth orës 8.00, në fshatin Kameras të Fushë-Krujës, u kap me një kabëll elektrik të vjedhur. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/