Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar" Kthesa".
Burime zyrtare bëjnë me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe hetimit, janë arrestuar në flagrancë shtetasit L. Ll. 32 vjeç, banues në Lalëz dhe K. Q. 47 vjeç, banues në Perlat, Durrës.
Mësohet se më datë 26.05.2017, rreth orës 19:30, në fshatin Kullë, Durrës, në vendin e quajtur " Kthesa e Ariut", gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorik me drejtues shtetasin K.Q. dhe pasagjer L.Ll. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 18 pako të futura në 4 thasë me ngjyrë të bardhë, me peshë rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kanabis Sativa.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjthashtu:
• mjeti motorik;
• 3 telefona celularë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.





