DURRËS, 8 shkurt 2014 –  Pasi e dëmtuan fillimisht në prag të vitit të ri rrjetin elektrik të radiostacionit të Fllakës, vodhën dhe kabllin. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 7 shkurt 2014, ora 15.15, pas një pune hetimore për zbardhjen e vjedhjes së kabllit të rrjetit elektrik në antenat e radiostacionit të Fllakës, u identifikuan si autorë të dyshuar dhe u ndaluan dy 20-vjeçarë nga një fshat në komunën e Xhafzotajt, bastion i së djathtës: Nikolin L. dhe Gjon  M. Dyshohet se dueti ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik të radiostacionit të Fllakës, ngjarje e ndodhur më 29 dhjetor 2013.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/