21 maj 2015 – Pesë muaj pasi aksidentoi një efektiv policie të Durrësit, ka rënë në pranga 22-vjeçari Lajden Kadilli.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan Kadillin, banues në qytetin e Durrësit, i cili ishte në kërkim për dy akuza penale: “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Si ndodhi ngjarja:

Ngjarja për të cilën kërkohej dhe u arrestua sot Kadilli, ka ndodhur më 4 dhjetor 2014. Rreth orës 08:20 të mëngjesit të asaj dite, pranë Pallatit të Kulturës, Kadilli duke drejtuar mjetin tip 'Benz' me targë 'AA 165 KF', ka goditur me dashje motoçikletën e policisë që drejtohej nga efektivi Ndriçim Çupa, 37 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e aksidentit, polici Çupa u shtrua në spital, pas disa plagëve të marra, ndërsa motori me të cilin ai patrullonte u dëmtua.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/