· Vendim arresti për veprat penale të pengmarrjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit
DURRËS, 6 nëntor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës Krujë njoftoi se të enjten në mbrëmje ka vënë në pranga 44-vjeçarin Ermal Gjokja me banim në Durrës.
Sipas bluve, Gjokja ishte në kërkim nga Interpol Roma për veprat penale të rrëmbimit të personit dhe shfrytëzimit të prostitucionit.
Për të kishte dalë vendimi i arrestit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





