DURRËS, 29 janar 2014 –Blutë bregdetare shqiptare kapin një durrsak, super i kërkuar i drejtësisë së Apenineve, që është dënuar në tri gjykata (Siena, Peruxha, Firence). Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njoftoi se më 28 janar 2014, ora 19.00 u ndalua, me qëllim ekstradimi, Artur (Gentian) Gjok Kaci, 35 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Gjykata e Sienës në Itali, me vendim nr. 339/6 datë 29.11.2006 e ka dënuar me 7 vjet, 9 muaj e 6 ditë heqje lirie për sulm / përleshje. Gjithashtu Gjykata e Apelit e Peruxhës, me vendim nr. 86/2009 datë 12.5.2009 e me vendim nr. 1219/12 datë 14.2.2013 ka caktuar ndaj tij masën e arrestit në burg për vjedhje me dhunë, shkelje të ligjit mbi të huajt. Të njëjtën masë sigurie ka dhënë edhe gjykata e Apelit e Firences, me vendim nr. 2812/09 date 30.1.2010 për vjedhje me dhunë; keqpërdorim të kartave të kreditit; trafik droge; dëmtim, kërcënim, sulm, plaçkitje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/