Plagosi kreun e njësisë administrative Sukth dhe nipin e tij, arrestohet autori Algert Meta, 36 vjeç. Meta plagosi pasditen e sotme Rrapo Osmanin dhe nipin e tij K.O. 21 vjeç.
Njoftimi i policisë Durrës:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Sukth,më datë 31.12.2019, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., dhe K.O., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë ngritën pika kontrolli, dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes, si dhe u bashkëpunua edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Durrës nën drejtimin e Prokurorisë përdori metoda speciale të hetimit, dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera dhe punës së mirë oganizuar, u bë e mundur që shtetasi A.M., 36 vjeç, banues në Sukth, të shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.





