DURRËS, 26 dhjetor 2014 –  Aksioni i përbashkët i OSHEE-së dhe uniformave blu shtrihet edhe në fshatrat më të “fshehura” të rrethit të Durrësit për kapjen e vjedhësve të dritave. 

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 25 dhjetor, 2014 ora 21.00 u arrestua në flagrancë Bashkim Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Perlat të bashkisë së Sukthit. Punonjësit e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) kanë zbuluar se në banesën e Hoxhës ishte lidhur linja e furnizimit me energji elektrike në mënyrë të kundërligjshme.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/