Kapet dhe ndalohet një 35 vjeçar në kërkim.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

K.Z.,35 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.