DURRËS, 3 janar 2014 – Burime nga drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njoftojnë se paraditen e 3 janarit 2014 në qytetin bregdetar është arrestuar Ramazan Jashari, 47vjeç, nga qyteti buzë Erzenit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane më 13 qershor 2013. Shijakasi është dënuar me 23 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/