DURRËS, 21 tetor 2013 – Kapet i kërkuari për vrasje në fis për boçe pishash. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njoftoi se uniformat blu, në vijim të përpjekjeve për të kapur e vënë në dispozicion të drejtësisë autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Ishmit më datë 11 tetor, kreu në orën 20.30 të së dielës, datë 20 tetor 2013, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Gj. B, 53 vjeç, banues në Gjirin e Lalëzit, Ishëm. Gjykata e faktit Durrës, më 18 tetor 2013, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë së arrestit në burg me akuzë e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Gj. B. dyshohet të jetë bashkautor në ngjarjen e ndodhur më 11 tetor 2013, ku mbeti i vrarë shtetasi Albert Bushaj dhe u plagosën gjithë pjesëtarët e familjes së tij.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





