DURRËS, 16 tetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton se më 16 tetor pasdite është vënë në pranga Ilir Buqeza, 22 vjeç me banim në fshatin Shën Vlash të komunës së Rrashbullit.

Ishte shpallur në kërkim nga blutë e Durrësit, për shkak se ka qenë i dënuar me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

U kap nga forcat e komisariatit të qytetit bregdetar në një hotel te Shkëmbi i Kavajës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/