Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Policinë e Durrësit arrestuan në flagrancë një të ri, që u kap me motor pa targa dhe pa patentë.

Në pranga ra E.K. 24 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap dje në lagjen nr.15 duke drejtuar motiçikletën tip “Jamaha”, pa targa dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.