DURRËS, 6 janar 2014 – Gjuetarët e skrapit hekurudhor kompletojnë “trion” në qeli. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 5 janar 2014, ora 8.30 paradite, u ndalua i kërkuari Enea A., 19 vjeç, nga Durrësi, sepse më 4 janar 2014, së bashku me shtetasin G. A., 17 vjeç, nga Durrësi, i cili u arrestua më 4 janar 2014, gjatë natës në Plazh kanë vjedhur pllakat metalike të linjës hekurudhore Durrës–Elbasan. Shpallur në kërkim më 4 janar 2014 si autor i dyshuar në ngjarjen e mësipërme (shih: http://durreslajm.com/
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





