· Papërgjegjshmëria/ Policia harton njoftim me dy defekte serioze në 6 radhë!
DURRËS, 31 tetor 2014 – Një femër nga Luzi i Vogël i Kavajës mashtroi një 40-vjeçar nga Katund Sukthi, duke i vjedhur një byzylyk ari në qytetin e Durrësit, ajo kapet pas 36 ditë pas shpalljes në kërkim; blutë hartojnë një njoftim me dy defekte serioze në 6 radhë!
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se më 30 tetor 2014, ora 21.00 u ndalua 30-vjeçarja Elidë Ndreçka, që policia e Durrësit e paraqet me dy vendbanime.
Më 25 shtator 2014 komunikata saktësonte: banuese në fshatin Luz i Vogël Kavajë (i famshëm për presh dhe speca), kurse më 21 tetor 2014: banuese në lagjen nr. 14 Durrës.
Por nuk mbarojnë defektet në komunikatën “blu”.
Më 31 tetor 2014 njoftohet se më 24 shtator 2014, rreth orës 21:00 kjo femër i ka vjedhur me anë të mashtrimit një byzylyk floriri shtetasit G. B, banues në Sukth; në komunikatën e 25 shtatorit 2014 flitet për datën 8 shtator 2014, teksa rreth orës 21.00, në lagjen nr. 4 Durrës, i ka vjedhur një byzylyk floriri në dorë shtetasit G. B., 40 vjeç, banues në Katund Sukth.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





