DURRËS, 17 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit njofton se u ndalua i kërkuari i gjykatës, 33-vjeçari Mario Kapedani, me banim në lagjen nr. 14 (Shkozet). Forcat e zbatimit të ligjit bëjnë të ditur se, më 26 nëntor 2013, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 muaj për veprën penale të vjedhjes.

Sipas policisë, ky shtetas u në kërkim për më 19 prill 2013. Gjithashtu, ndaj Kapedanit, më datë 9 maj 2013, filloi edhe procedimi penal për veprën penale të vjedhjes, pasi bazuar në kallëzimin e bërë në polici nga shtetasi me iniciale E. V., rezulton se më 5 maj 2013 i ka vjedhur 15 çadra dhe shezlongje këtij shtetasi, të cilat më pas i ka shitur për skrap në pikat e grumbullimit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/