Një 40-vjeçar është kapur në flagrancë nga blutë e Durrësit me një dozë kokaine në lokalin e një të riu në Kullë.

Policia më pas ka ushtruar kontroll edhe në lokalin tjetër që kishte në pronësi vetë 40-vjeçari me iniciale M.P. nga Hamallaj, ku gjetën një armë gjahu së bashku me disa fishekë.

Policia njofton se ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për të dy personat, pronarë të lokaleve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit M.P., dhe R.K, vjeç 40 e 19, banues në fshatin Hamallaj e Kullë, pasi dyshohet se rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, nga kontrolli i ushtruar në lokalin e R.K., u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë, të cilën e dispononteM.P., kurse në lokalin e M.P., u gjet e bllokua një armë gjahu me 14 fishekë pa leje. Nenet 283/1,280 dhe 285/a të Kodit Penal.