24 prill 2015 – Një 19-vjeçar nga Durrësi u kap në flagrancë me 2.5 gramë kanabis dhe si përfundim ra në prangat e policisë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Julian Çakrri, 19 vjeç.
Sipas burimeve nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e Policisë iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale 2.5 gramë lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa.
Çakrri akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”.
/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





