Durrës, 25 prill 2015 – Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Indrit Murati, pasi u kap në flagrancë me heroinë në makinë.
Arrestimi në flagrancë i 43-vjeçarit Murati, banues në lagjen 18 në Durrës, u bë i mundur ditën e djeshme nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Opel me targë ‘DR 6815 E’, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një masë pluhuri që ngjason me atë të llojit heroinë, me peshë 0.5 gramë.
Indrit Murati tashmë akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/