Policia e Durrësit ka filluar në procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 18-vjeçari që iu gjet një pistoletë, kalibri 8 mm. Burimet zyrtare bëjnë me dije se procedimi ka nisur ndaj shtetasit me iniciale M. S., banues në Durrës.

“Më datë 05.05.2017, në lagjen Nr.1,  ora 23;30, u ndalua nga Shërbimet e Rendit, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës  material një pistoletë me mbishkrimin “K.Mod.LADY.K,  kalibri 8 mm,(armë imituese zhurmash)”,-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.