DURRËS, 5 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të mërkurën, më 4 shkurt 2015, ora 8.45 paradite, u prangos 51-vjeçari Muharrem Shala, banues në Durrës.
Organet e rendit thanë se, në orën 2.25 pas mesit të natës, u kap në rrugën “Skënderbej”, duke drejtuar pa leje drejtimi një “Opel Corsa”, me targë DR6954E. Burimi zyrtar shton se “Opel”-i i ka prerë rrugën një “Benz”-i, me targë AA588EE, me drejtues E. A, 27 vjeç, banues në Lushnjë.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





